×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes e bija e Nelson Mandelës

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 21:34

    Zindzi Mandela, vajza e ikonave të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandelës, ka vdekur, njoftoi televizioni publik SABC.


    Ajo vdiq në Johannesburg të hënën në mëngjes në moshën 59 vjeç, transmeton Syri. Vdekja është konfirmuar nga një burim i familjes, raporton SABC.

    Ajo ishte ambasadorja e Afrikës së Jugut në Danimarkë në kohën e vdekjes së saj. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

    “Vajza 59-vjeçare e ish presidentit Nelson Mandela dhe luftëtares së vendosur Winnie Madikizela-Mandela, ndërroi jetë në një spital të Johannesburgut në orët e para të këtij mëngjesi,” tha SABC.

    Ajo ishte fëmija i gjashtë i Nelson Mandelës dhe i dyti i tij me Winnie Madikizela-Mandelën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!