×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes mercenari rus që kishte humbur syrin gjatë luftës në Kosovë

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 22:13

    Mercenari rus, Albert Andijev pas infektimit me COVID-19, ka vdekur në Spitalin e Batajnicë të Serbisë.


    Siç raportojnë mediet serbe, Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, ishte plagosur rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë.

    Pas luftës në Kosovë, ai kishte qëndruar për të jetuar në Vlastonicë të Serbisë.

    Ai u martua me një serbe dhe ka lënë pas vetës një djalë.

    Disa vjet më vonë, familja e tij u transferua në Beograd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!