Vdes peshkopi Atanasija, ishte i infektuar me COVID-19

Peshkopi i pensionuar i Zahumlje-Hercegovinës, Atanasija ka vdekur pasi u infektua me COVID-19. E lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook prifti ortodoks serb në Deçan, Sava Janjiç.


Atanasija ishte duke u trajtuar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë të, me inflamacion të të dy mushkërive. Peshkopi në pension Atanasija i Zahumlje-Hercegovinës dhe Primorje-Gorski Kotar u shtrua në spitalin e Trebinjes për trajtim në gjysmën e dytë të shkurtit, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.