×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes shefi i zinxhirit të hoteleve “Hilton”

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 23:11

    ”Perandori” i hotelerisë, Barron Hilton vdiq në moshën 91-vjeçare në Los Anxheles.


    Miliarderi dhe filantropi, i cili e kishte trashëguar pasurinë nga babai i tij, Conrad, u bë shef i grupit Hilton në vitin 1966 dhe u tërhoq 30 vite më vonë.

    Hilton ishte shumë popullor edhe për faktin se kishte krijuar skuadrën e futbollit ”Los Angeles Chargers”.

    Mbesa e tij e shumëpërfolur, Paris Hilton shkruajti në Instagram se gjyshi i saj ”ishte një legjendë, vizionar, fantastik dhe i dashur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!