×
  • Lajme
  • Botë

    Vdesin 126 persona nga stuhia në Afrikë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 17:43

    Kanë humbur jetën 126 persona për shkak të shirave dhe stuhive tropikale në Mozambik, Malavi dhe Republikën e Afrikës së Jugut.


    Nga të dhënat e përpiluara nga AA, mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe 4 në Republikën e Afrikës së Jugut

    Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.

    Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!