×
  • Lajme
  • Botë

    Vdiq 141 vite më parë, gjendet trupi i paprekur i vogëlushes 3 vjeçare

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 16:48

    Trupi i një vajzë të vogël të vdekur në vitin 1876, është gjetur plotësisht i paprekur brenda një arkivoli metali dhe xhami në garazhin e një shtëpie në San Francisko në maj të vitit të shkuar .


    Edith Hoëard Cook, vdiq në 13 tetor të vitit 1876, 6 javë përpara përvjetorit të saj të tretë.

    Trupi i vajzës u gjet nga disa punëtorë ndërtimi poshtë garazhit të një shtëpie, ku mesa duket i kishte mbijetuar shpërnguljes së 30 mijë të vdekurve nga varrezat e vjetra të San Francisko të Richmond District, në Parkun Memorial të Greenlaën në Colma, në 1920.

    Rasti në fjalë i kishte mahnitur studiuesit, pasi trupi i fëmijës ishte ruajtur në mënyrë aq perfekte, saqë dukej sikur ishte varrosur dje. Një kërkim për çdo të afërm të gjallë u zbulua një 82 vjeçar Peter Cook, nga Kalifornia që ADN konfirmoi se ishte i lidhur me Edith Hoëard Cook.

    Nipi i madh i vajzës tha për “KPIX 5” se ai ishte i kënaqur nga zbulimi, historinë e të cilit mund ta tregonte duke e trashëguar te fëmijët e tij. “Isha duke kërcyer nga gëzimi, sepse më dha më shumë mundësi për të mësuar rreth familjes sime”, tha ai.

    Dhe familja e vajzës ishte një emër i njohur dhe interesant, si dhe i përmendur shpesh në tregimet e shoqërisë lokale. Babai i Edith, Horatio Nelson Cook, krijoi një fabrikë të suksesshme të fabrikës së lëkurës që ende ekziston nën një emër tjetër. Vajza e tij më e vogël, Ethel, dikur u quajt gruaja më e bukur në Amerikë nga një fisnik rus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!