×
  • Lajme
  • Botë

    Vëllai dhe motra i shpëtuan shpërthimit por vdiqën disa minuta më vonë: Babai i tyre mori vendimin më të vështirë të jetës

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 20:55

    Vëlla dhe motër Danielle Lynsey (19) dhe Amelie (15) u vranë gjatë sulmeve me bomba në lindje të Sri Lanka.


    Numri i të vdekurve në një sulm terrorist mbi kishat dhe hotelet luksoze në Sri Lanka gjatë ditës së sotme ka arritur në 310, gjersa më shumë se 500 njerëz janë lënduar. Ndër të vdekurit janë të paktën 35 të huaj, përfshirë Danielin dhe Amelian, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.

    Ata po hanin mëngjes në restorantin e hotelit kur shpërtheu bomba e parë. Këtij sulmi arritën t’i shpëtonin, megjithatë, kur vrapuan para hotelit, u vranë në një shpërthim tjetër.

    “Vëllai im dhe motra ime ishin pas meje, ndërkohë që babai im ishte një metër prapa tyre, ata pësuan nga eksplodimi i një bombe tjetër”, tha vëllai më i madh Davidi, 21 vjeçar. Për t’i vështirësuar edhe më shumë gjërat, babai Matthew Lynch duhej të vendoste se cili prej dy fëmijëve të tij të lënduar rëndë do të dërgohej së pari me ambulancë në spital. Në fund ata të dy vdiqën.

    Djalin e tij ishte duke e bartur shkallëve të restorantit, ku terroristët kishin në shënjestër turistët e huaj. Vajzën Amelie e la në restorant duke besuar se plagët e saj ishin më pak serioze sesa të Danielit.  Gjatë rrugës për në spital, ai u përpoq ta ringjallte djalin e tij, por  dështoi. Më vonë ai zbuloi se edhe Amelia po ashtu vdiq nga plagët.

    Davidi thotë se i gjithë familja e tij u godit nga ky shpërthim, por ai dhe babai i tij arritën të mbijetonin. Ai rrëfeu se ky udhëtim në Sri Lanka duhet të ishte  një udhëtim i paharrueshëm dhe se ata ishin shumë të lumtur dhe të ngazëllyer që do të kalonin kohë së bashku si familje./Reporteri.net

    Londoner Matthew Linsey, pictured several years ago with his children Daniel and Amelie, both of whom were murdered on Easter Sunday

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!