×
  • Lajme
  • Botë

    Vendi ku fëmijët e lindur me të meta konsiderohen të mallkuar dhe vriten

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:52

    Samvel, fëmija më i ri i Lydia Nyoka, vuan nga epilepsia dhe deformimi fizik dhe sot ai nuk do të ishte e gjallë po të bëhej fjalë për familjen.


    Gjyshja e saj i kërkoi Lydisa që ta vriste fëmijën e saj!

    “Ajo më tha të vë gjilpëra në venat e Samvel-it – kjo do ta vriste ngadalë dhe askush nuk do ta vinte re”, thotë Lydia, transmeton Reporteri.

    Kjo nënë 56-vjeçare e katër fëmijëve jeton në rrethin e Narokut të Kenisë.

    “Njerëzit thonë se unë jam e mallkuar sepse kam lindur një fëmijë me të meta”, thotë ajo.

    Kjo është arsyeja pse ajo kaloi shumë netë duke qarë dhe duke urryer veten.

    Një nënë tjetër, Florens Kipchumba, shprehet se familja e saj i kishin thënë se ajo dhe fëmija i saj duhet të sakrifikoheshin.

    “Si fëmijë, Mersak qante shumë, dhe kur familja ime nuk mund ta përballonte më, ata më hodhën jashtë shtëpisë”, thotë Florens.

    Atë e strehoi një mike, e cila gjithashtu i sugjeroi që ta vriste fëmijën pas një muaji.

    “Ajo më tha t’i vendosja acid në ushqim, që të vdiste dhe kur refuzova ta bëjë këtë, më nxorri jashtë”.

    Për shkak të kësaj, ajo tani jeton në një kasolle të mjerueshme dhe detyrohet të bëjë punë të ndryshme në mënyrë që të mbijetojë. Kur Mersak ishte i vogël, ai kishte një problem të palcës kurrizore dhe nuk mund të mbante mirë kokën.

    “Gërmova një gropë në tokë, e pastrova dhe tokën përreth dhe e përdora si jastëk për të”, thotë kjo nënë e vuajtur.

    Ajo për BBC shton se nuk pendohet për vendimin e saj për të mos e vrarë fëmijën. Mersaku tani mund të ecë vetëm dhe të ulet, megjithëse me vështirësi. Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!