×
  • Lajme
  • Botë

    Venecia mirëpret turistët e parë, pas COVID-19

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 9:09

    Qyteti i Venecias mirëpriti turistët e parë këtë të diel, pasi Italia nisi lehtësimin e masave.


    Banorët vendas ishin të parët që patën privilegjin të vizitonin qytetin lagunë, ndërsa duke filluar nga 3 qershori, kufijtë do të jenë të hapur edhe për turistët nga vendet e Bashkimit Evropian.

    Vizitorët ishin të shumtë në sheshin e ‘Shën Markut’ dhe ata nuk ngurruan të hiqnin maskat e tyre mbrojtëse për të shkrepur fotografi mbi urat e qytetit.

    Venecia mirëpret çdo vit rreth 30 milionë persona, por për shkak të pandemisë së coronavirusit, qyteti ka pësuar ndryshime. Autoritetet vendase pezulluan në mars Karnavalet e famshme të Venecias, ndërsa u shtynë edhe xhirimet për filmin “Mission Impossible”.

    Italia pret me padurim zhvillimin e turizmit pas COVID-19, pasi ky sektor përbën 13% të të ardhurave për vendin dhe punëson rreth 13% të të gjithë forcës punëtore. /euronews albania/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!