×
  • Lajme
  • Botë

    Venezuela në terr tash e pesë ditë: Opozita thotë se njerëzit po vriten

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 15:52

    Shkollat dhe kompanitë janë mbyllur sot në Venezueli, dita e pestë që vendi ka mbetur pa energji elektrike. Opozita thotë se të paktën 17 njerëz kanë vdekur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net


    Grupet pro-qeveritare me motoçikleta kalojnë nëpër rrugë të errëta gjatë natës dhe mbajnë rendin, ndërsa grabitjet sporadike regjistrohen. Edhe kur energjia elektrike kthehet, zakonisht kjo ndodh vetëm disa orë dhe errësira mbretëron përsëri. Disa supermarkete në Karakas janë plaçkitur gjatë errësirës. Forcat e sigurisë kanë kapur dhjetëra njerëz për grabitje./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!