×
  • Lajme
  • Botë

    Von der Leyen: COVID-19 do të mbingarkojë sistemet shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 8:25

    Sistemet e shëndetësisë në Bashkimin Evropian janë në rrezik të mbingarkesës nga numri i madh i rasteve me koronavirus, nëse autoritetet nuk ndërmarrin veprime, ka thënë kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten.


    “Përhapja e virusit do të mbingarkoj sistemet tona shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht”, ka thënë ajo pas një video-konferenve me liderët evropianë për tu koordinuar rreth një zgjidhjeje të BE-së ndaj pandemisë COVID-19.

    Ajo tha se Komisioni ka bërë të gatshme 220 milionë euro për të financuar transferimin ndërkufitar të pacientëve me COVID-19 rreth Evropës, për të shmangur shtetet më të prekura, raporton Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!