×
  • Lajme
  • Botë

    Vriten pesë fëmijë brenda një shkolle në Cameroon

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 16:14

    Si pasojë e një sulmi që ka ndodhur brenda një shkolle në qytetin Kumba të Cameroonit, pesë fëmijë kanë humbur jetën si dhe nëntë të tjerë janë plagosur rëndë.


    Për këtë sulm, disa zyrtarë i kanë fajësuar kryengritësit të cilët po kërkojnë ta formojnë një shtet të shkëputur në perëndim të vendit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

    “Sulmi është kryer rreth mesditës. Ata i gjetën fëmijët në klasë dhe hapën zjarr kundër tyre, ka thënë zyrtari Ali Anougou për Reuters.

    Kujtojmë se edhe gjatë vitit të kaluar, zyrtarë të shtetit Cameroon i kanë fajësuar separatistët për rrëmbimin e dhjetëra nxënësve; mirëpo këto akuzua janë mohuar nga separatistët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!