×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet kryetarja e një qyteti në Meksikë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 8:06

    Maricela Vallejo, kryetarja e Mixtla de Altamirano në Veracruz të Meksikës, u vra së bashku me dy persona të tjerë.


    Prokuroria konfirmon se Vallejo, burri i saj dhe shoferi u vranë derisa ishin në automjet. Hetimet rreth rastit janë në vijim.

    Është gjetur edhe trupi i David Eduardo Otlic Aviles, kryetarit të Nahuatzen, në perëndim të vendit, i cili u rrëmbye 3 ditë më parë.

    Vitin e kaluar u vra Victor Diaz Contreras, kryetari i Tecalitlan. Nga viti 2006 deri më sot në Meksikë janë vrarë mbi 60 kryetarë komunash. Ata i vranë anëtarët e grupeve të krimit të organizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!