×
  • Lajme
  • Botë

    Vulin nga Moska: 20 vite më parë NATO u përpoq të vriste Serbinë, por vranë të drejtën ndërkombëtare

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:34

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin tha sot se Serbia ka zgjedhur të jetë vend neutral dhe se kurrë nuk do të jetë anëtar i Paktit të NATO-s dhe asnjë aleance tjetër ushtarake. 


    Vulin këto komente i bëri në Konferencën e Tetë Ndërkombëtare të Sigurisë që po mbahet në Moskë. Ai ndër të tjera foli edhe për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 duke shtuar se “20 vite më parë u përpoqën të vrisnin Serbinë, por vranë të drejtën ndërkombëtare”.

    “Serbia, e udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është rikuperuar, e drejta ndërkombëtare jo, Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare ka vdekur”, tha Vulin gjatë prezantimit të tij me temën “Siguria Ballkanike midis Sfidave Globale dhe Trashëgimisë Rajonale”.

    Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin gjatë qëndrimit në Moskë do të takohet edhe me Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!