×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohen planet e Julian Assange për ikje nga ambasada e Ekuadorit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 23:22

    Krijuesi i WikiLeaks, Julian Assange u arrestua të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi iu refuzua shtetësia nga ky shtet.


    Në një video mesazh, presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se Assange ka tentuar që të ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit.

    Assanges iu dha azil në ambasadën e Ekuadorit nga ish-presidenti Rafael Carrea, por me ardhjen e presidentit të ri, duket se politika e këtij shteti ka ndryshuar, duke e pasur parasysh se Carrea dhe Moreno janë kundërshtarë politik.

    Sipas gazetarit britanik, Alex Barker, plani i parë ishte që Assange të transferohej përmes makinës diplomatike në aeroport, duke e pasur parasysh se makinat diplomatike kanë imunitet, e pastaj prej aty të dërgohej në Zvicër, për shkak se Zvicra nuk është pjesë e BE’së dhe ka ligje jo shumë strikte sa i përket çështjes së ekstradimit.

    Por ky plan dështoi pasi që Assange mund të arrestohej momentin që e vendosë derën jashtë ambasadës, ose kur del jashtë makinës në aeroport.

    Plani i dytë ishte që Assange të hynte shpejt në makinë e pastaj makina ta shfrytëzonte euro tunelin, që e lidh Francën me Britaninë. Por makina e ambasadës nuk ka imunitet diplomatik nëse kalon në Francë.

    Plan tjetër ishte që Assange të vendosej në një valixhe dhe të kontrabandohej në mënyrë të fshehtë. Por kjo ide dështoi shpejtë për shkak se policia britanike morri informata për një plan të tillë.

    Një ide tjetër ishte që Assangeit të i jepet imunitet diplomatik, duke e bërë atë përfaqësues të Ekuadorit.

    Por ideja më e fundit ishte që ta inskenojnë një arratisje të Assange. Sipas këtij plani Assange do ta dilte natën, me një fustan të bukur femrash, përmes çatisë së ambasadës, pastaj të kërcejë në turmën e njerëzve, të humbet mes tyre dhe pastaj ashtu i maskuar të shkojë në aeroport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!