×
  • Lajme
  • Botë

    “Zbuten” talebanët, Katari zhvillon një tjetër operacion evakuimi nga Kabuli

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 20:04

    Katari zhvillon një tjetër operacion evakuimi nga Afganistani, që gjendet nën kontrollin e talebanëve. Është ende e paqartë se sa persona u larguan nga Kabuli dhe kombësia e tyre nuk dihet.


    Avioni u largua normalisht nga aeroporti ndërkombëtar I Kabulit, duke konfirmuar kështu që është operacional. Televizioni Al Jazira raporton se është shkarkuar një ngarkesë me ndihma përpara hyrjes së pasagjerëve në mjetin fluturues.

    Kjo vjen pasi më shumë se 100 persona, përfshirë shtetas amerikanë, britanikë dhe gjermanë, u evakuuan nga Afganistani të enjten. Zyrtarët e Katarit kanë ndihmuar talebanët në rihapjen e aeroportit ndërkombëtarë. Qeveria e re e talebanëve njoftoi se udhëtimet ajrore për pasagjerët do të rinisin së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!