×
  • Lajme
  • Botë

    Zelandezët formojnë një mburojë njerëzore për të mbrojtur myslimanët gjatë lutjeve në xhami

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 13:16

    Mijëra njerëz kanë lidhur krahët me njëri-tjetrin, për të formuar një mburojë njerëzore jashtë një xhamie në Zelandë të Re, pas sulmit terrorist në Christchurch.


    Të bashkuar krahë më krahë, banorët qëndruan në këmbë, për t’i mbrojtur myslimanët gjatë lutjeve të së premtes në Xhaminë Kilbirnie në Wellington.

    Organizatori i këtij veprimi përkrahës, Daniel Kleinsman ka thënë: Duam t’i sigurojmë vëllezërit dhe motrat tona myslimane se jemi këtu për ta dhe me ta. Po ashtu duam të krijojmë lidhjet dhe marrëdhëniet që një akt i tillë terrorizmi të mos përsëritet më kurrë”.

    Ky solidaritet i zelandezëve vjen saktësisht një javë pas sulmit që ndodhi në xhamitë Al Nur dhe Linwood, ku mbetën 50 njerëz të vrarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!