Zhduket nga radari aeroplani AF218

Një aeroplan në fluturimin nga Parisi në Mumbai u zhduk nga radari në afërsi të rajonit iranian Isfahan.


Flajtradar24, i cili e mbikëqyr qarkullimin ajror, kumtoi se është humbur sinjali me avionin.

“Aeroplani AF218 aktualisht nuk është në domenin e Flajtradar24. Ndoshta është jashtë rrjetit ose ka ateruar”, qëndron në kumtesën e Flajtradar24.

Aeroplani është nisur nga Franca dhe pastaj ka fluturuar përmes Evropës dhe Azisë perëndimore para se të zhduket mbi pjesën qendrore të Iranit.

Para se të humbet kontakti, piloti ka publikuar “7700” që tregon rrezik të përgjithshëm.