×
  • Lajme
  • Botë

    Zhvillime dramatike, raportohet se Turqia u përfshi në luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanin

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:53

    Armenia ka thënë se një prej avionëve ushtarakë të saj është rrëzuar nga Turqia, në një eskalim madhor të konfliktit në luftimet që po zhvillohen me Azerbaixhanin në rajonin e Nagorno-Karabakhut.


    Ministri i punëve të Jashtme të Armenisë tha se piloti i avionit sovietik SU-25 vdiq pasi ishte goditur nga një F-16-sh i Turqisë në hapësirën ajrore armene.

    Turqia, e cila po mbështet Azerbaixhanin në këtë konflikt, nuk ka dhënë asnjë koment, raporton BBC.

    Afër 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur në vetëm tri ditë luftime përgjatë rajonit të kontestuar malor.

    Enklava malore është zyrtarisht pjesë e Azerbaixhanit, por është udhëhequr nga armenët etnikë që nga viti 1994.

    Luftime që nisën para tre ditësh duket se do të dalin jashtë kontrollit, me frikën se mund të përfshijnë përveç Turqisë edhe Rusinë dhe Iranin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!