×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarri përfshinë mijëra hektarë tokë në Truqi, digjen shtëpitë

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 14:45

    Turqia vijon të përballet me pasoja të rënda të shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh.


    Mijëra ha pyje shihen të shkrumbuara nga flakët, e banesa të tëra, janë shkatërruar plotësisht. Zjarri ka shpërthyer në plot 40 provinca, teksa puna e zjarrfikësve e ekipeve të emergjencës po bëhet gjithmonë më e vështirë për shkak të erërave të forta, që po favorizojnë flakët.

    Deri më tani autoritetet ende nuk janë shprehur se si u shkaktua zjarri, nëse erdhi si pasojë e temperaturave të larta apo ishin të qëllimshme. Më herët Erdogan ëshë shprehur se zjarret i kanë ndezur qëllimisht terrositët. Ndëkrohë, policia ka arrestuar disa persona si të dyshuar se ka ndezur qëllimisht zjarre.

    Banorët kanë treguar të gjithë tmerrin e përjetuar, e kanë rrëfyer momentet kur kanë parë shtëpitë totalisht të mbuluar nga flakët.

    “Shtëpia ime po digjet, shtëpia ime, shtëpia ime… oh Zoti im. Gjithçka po ndodh shumë shpejt”, u shpreh një grua.

    Kujtojmë se zjarret kanë prekur edhe zonat turistike, si Bodrumi dhe Antalia, ndërsa turistët janë transportuar në vende të sigurta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!