Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Buzhala – gruas së Kryeministrit: Nuk mundesh me m’falë kurrgjo, prona publike nuk është e jotja, sado që ty të duket ashtu

Publikuar

më:

Pasi e gruaja e Kryeministrit Haradinaj i tha Berat Buzaës se “kem me t’falë dicka ndoshta ndalesh”, ky i fundit ka zgjedhur t’i jap këshilla asaj. Ai i thotë Anita Haradinajt se nuk mund t’i falë agjë ngase prona publike nuk është e saj, sado që ajo e sheh “si të veten”.


Buzhala thotë se meqë e njeh një kohë të gjatë Anita Haradinajn nuk do t’i përgjigjet, por do t’i jap disa këshilla, si ajo që nëse dëshiron me mbrojtë Qeverinë dhe Kryeministritn të largohet nga RTK-ja e të shkojë të punojë në Qeveri, qoftë si këshilltare, qoftë si zëdhenëse.

Tutje ai shkruan se “Duke qene bashkeshortja e Kryeministrit, duke reaguar ne FB pas cdo paraqitje te gazetareve, do te arrishe efekt te kundert – ke me e dobesu poziten e Ramushit, e jo me e forcu”.

“Ti nuk mundesh me me fale kurrgjo, sepse prona publike nuk eshte e jotja, sado qe per momentin te duket asht”,  ka shkruar Buzhala.

Ai në fund ka thënë se herën tjetër do t’i përgjigjet më gjatë zonjës Haradinaj, ngase zyrtarisht atë e ka kolege, dhe ajo nuk është pjesë e ekzekutivit.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]