Reporteri.net në rrjetet sociale

Sport

Çmimi i Bersant Celinës duhet të jetë 200 milionë euro

Publikuar

më:

Një tifoz i Ipswich Town në Twitter, ka shkruar se Bersant Celina duhet të ketë vlerën 200 milionë euro.

Tifozi i Ipswich ishte i pranishëm mbrëmë në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi me përmbysje ndaj Alaves.

Philippe Coutinho bëri debutimin e tij si titullar në këtë takim, ku u vlerësua si lojtari me paraqitjen më të dobët, raporton Insajderi.

Pikërisht kjo paraqitje e tij i kishte rënë në sy edhe një tifozi të Ipswich Town, i cili tha se Celina duhet të jetë më i vlefshëm se braziliani.

“Shikova Barcelonën live mbrëmë, përvojë e mrekullueshme! Por nëse Coutinho vlen 140 milionë, atëherë Celina duhet të vlejë 200 milionë”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, ky postim ishte pëlqyer nga vetë mesfushori kosovar, i cili aktualisht është i huazuar te Ipswich Town nga lideri i Premierligës, Manchester City.

Deri më tani me Ipswichin, Celina në gjithsej 22 paraqitje ka realizuar gjashtë gola.

Kurse, një sezon më parë kishte luajtur i huazuar te klubi holandez Twente, ku kishte shënuar 5 gola në 27 paraqitje me fanellën e klubit holandez.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]