Ish presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara, shkruajnë mediet kroate.
“Mbështes të gjitha gratë për vendimin e tyre dhe ngrenë zërin kundër atyre që përpiqen të na kthejnë me shekuj prapa. Ka ikur koha kur gruaja ulej në një qoshe ”, ka thënë ajo.
“Gjithmonë kam qenë për jetën, por për një jetë me të drejtë të zgjedhjes. Pa presion, pa stigmatizim, posaçërisht në situata të ndjeshme sikurse është përdhunimi.
Prandaj, në shenjë të mbështetjes, unë jam duke e ngritur gishtin e mesëm, për ne gratë dhe të drejtat tona, por edhe për burrat që na mbështesin”, ka thënë ajo për Jutarnji List, e cila edhe e ka dërguar këtë fotografi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.