×
  • Extra
  • Extra

    Polici 91-vjeçar që nuk e ka në plan të japë dorëheqjen

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 23:36

    ”Buckshot” Smith ka punuar si polic për më shumë se 56 vjet. Edhe dy muaj ai do të festojë ditëlindjen e tij të 92-të megjithatë ai nuk ka ndërmend të dorëhiqet.


    “Buckshot” Smith, nga qyteti i vogël I Camden, Arkansas, punoi si zëvendës-sherif për 46 vjet para se të dilte në pension. Tërheqja zgjati për vetëm për disa muaj pasi shumë shpejt i moshuari e kuptoi që i mungonte puna.

    “Buckshot” Smith tha se e dashuron punën si oficer policie dhe kjo është ajo që e shtyu atë të bëhej pjesë e këtij profesioni në vitet 1960.

    Oficeri është i dashur dhe i njohur në të gjithë qytetin. Të gjithë ndalojnë dhe flasin me të kur e shohin, thotë Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Dana Weatherby.

    Në ditët kur nuk është në punë, Smith i pëlqen të marrë pjesë në shërbesat e kishës dhe të kalojë kohë me bashkëshorten e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!