EQC 400 4MATIC ka një autonomi prej më shumë se 400 km dhe Mercedes pretendon se konsumi i saj mesatar është rreth 20 kWh për 100 km pa emetimin e gazrave të dëmshme.
Ai mundësohet nga dy motorë asinkronë me 408 kuaj fuqi, dhe përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 5.1 sekonda dhe shpejtësia maksimale kufizohet në 180 km/h.
Paketa e baterisë prej 80 kWh ka një dizajn modular dhe përbëhet nga 384 qeliza litium-jon, dhe ngarkimi i kapacitetit 10-80% merr 40 minuta nëpërmjet ngarkuesit të shpejtë, trasnmeton Kosovapress.
Çmimi fillestar në pajisjen bazike është 71.281 euro, ose 8.600 euro më lirë se Audi E-Tron. Daimler ka investuar një miliard euro në prodhimin e baterive në Drezden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.