×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    8 S-Class, Audi, ambulanca dhe “zinxhir” policie, dalin pamjet “e çmendura” të eskortës së Erdogan

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 16:48

    Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

    Kjo vizitë erdhi me ftesë të kryeministrit Rama për inaugurimin e shtëpive të ndërtuara me fondet turke në qytetin e Laçit.

    Me ardhjen e Erdogan, një sërë rrugësh kyçe u bllokuan në kryeqytet, për të ofruar sigurinë sa më të lartë për presidentin.Gjithashtu eskorta që shoqëronte Erdogan, ishte vërtet “e çmendur”, pasi pjesë e saj ishin një seri makinash policie, 8 Benza të tipit S-Clas, Audi dhe ambulanca.

    Në total ishir 39 makina që e shoqëronin.

    Rreth orës 17:00 presidenti turk pritet të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin shqiptar./albeu.com/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!