×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Paditet Netflix, nuk dokumentoi rënien e madhe në numrin e abonuesve, u kërkohet dëmshpërmblim

    Reporteri
    06 Maj 2022 | 14:32

    Platforma e madhe e filmave dhe serialeve, Netflix Inc (NFLX.O), është goditur me një padi nga aksionerët në një gjykatë amerikane në Kaliforni. Këta të fundit akuzuan kompaninë se ka mashtruar tregun në lidhje me aftësinë e saj për të vazhduar shtimin e abonentëve muajt e fundit.

    Padia, e paraqitur në gjykatën federale të San Franciscos të marten, kërkon dëmshpërblim për rënien e çmimit të aksioneve të Netflix këtë vit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë padi janë të përfshirë bashkë-shefat ekzekutivë të Netflix, Reed Hastings dhe Ted Sarandos, si dhe shefi financiar, Spencer Neumann, ku kërkohet dëmshpërblim për investitorët që tregtuan aksionet e Netflix midis 19 tetorit 2021 dhe 19 prillit 2022.

    Përmes kësaj padie, Netflix në Kaliforni dhe drejtuesit e tij më të lartë, u akuzuan se nuk treguan për rënien e abonuesve dhe se po humbte abonentë në bazë neto.

    Aksionet e Netflix ranë për 20% në janar, kurse më shumë se 35% në 20 prill, për të përfunduar me 226,19 dollarë në tremujorin e tij të parë. Gjatë këtij tremujori, Netflix humbi hiç më pak se 200,000 abonentë, përcjell Reporteri.net.

    Kompania ia atribuoi rënien tremujore inflacionit, konkurrencës nga shërbimet e tjera të transmetimit dhe pezullimit të shërbimit në Rusi pas pushtimit rus të Ukrainës, që i kushtoi Netflix-it rreth 700,000 abonentë.

    Ndërkaq, një zëdhënës i Netflix nuk i është përgjigjur një kërkese për koment. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!