×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bitcoin vazhdon të zhvlerësohet, bie nën 19 mijë dollarë

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 10:29

    Kriptovalutat kanë rënë sërish në nivele më të ulëta, për shkak të shqetësimeve të rregullatorëve ndaj aktiveve të rrezikshme me rritje të normave të interesit në të gjithë botën.

    Bitcoin, si kriptovaluta më e madhe për nga vlera e tregut, ra me rreth 8 për qind brenda 24-orëve, që është niveli më i ulët në tre muajt e fundit prej 18,500 dollarësh, shkruan Telegrafi.

    Kurse, Ethereum ra mbi 10 për qind në nivelin më të ulët në dy muaj prej 1,300 dollarësh.

    Blockchaini i Ethereumit pati një përmirësim të madh gjatë fundjavës të quajtur Merge që ndryshon mënyrën e përpunimit të transaksioneve dhe shkurton përdorimin e energjisë.

    Vlera e kësaj kriptovalute ka rënë mes disa spekulimeve se vërejtjet e kryetarit të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së, Gary Gensler, u la të kuptohej se struktura e re mund të tërheqë rregulla shtesë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!