×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Danezi deshi ta provonte shpejtësinë e Lamborghinit sapo e mori të ri nga salloni – përfundoi në radarin e policisë dhe mbeti pa të

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 16:59

    Është e natyrshme që një koleksionist të dëshirojë ta ketë edhe këtë super-makinë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta provoni menjëherë fuqinë e tij maksimale – aq më pak në këtë mënyrë.

    Sidoqoftë, këtë e ka bërë një zotëri, të cilit iu sekuestrua Lamborghini Huracan i ri nga policia daneze menjëherë pasi u largua nga salloni i shitjeve.

    Burri i paidentifikuar, që besohet të jetë një shtetas irakian që banon në Norvegji, u kap duke lëvizur me shpejtësi 236 km/h në një shtrirje të autostradës me një kufi shpejtësie prej 130 km/h, njoftoi një gazetë daneze të premten.

    Sipas gazetës Nordjyske, burri kishte blerë “bishën” vetëm disa orë më parë në Gjermani për 310,000 dollarë dhe ishte duke shkuar në shtëpi për në Norvegji.

    Fatkeqësisht, ai zgjodhi të vërë këmbën më gjatë se që duhet në “pedalin e shpejtësisë”.

    Kështu, ai u bë viktimë e një ligji të ri danez, të miratuar më 31 mars, sipas të cilit policia mund të konfiskojë automjetet e shoferëve “të pamatur” dhe t’i shesë në ankand.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!