×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Elon Musk merr goditjen e parë si pronar i Twitter

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 14:41

    Rrjeti social Twitter, i cila u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, do të duhet të përshtatet në Europë me rregulloren për platformat kryesore që sapo është miratuar, paralajmëroi Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i cili kishte marrë iniciativën për legjislacionin.

    Duke iu përgjigjur pronarit të Teslës që postoi mbrëmë në Twitter se “zogu është i lirë” pasi mori kontrollin e platformës për 44 miliardë dollarë, Breton shkroi në Twitter: “Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona evropiane”.

    Në tekstin e tij drejtuar reklamuesve të Twitter, vetëm disa orë para përfundimit të marrëveshjes, Musk la të kuptohet se ndryshimet që do të vijnë, me të gjithë duke u përpjekur të hamendësojnë “rrugën” që ai do të marrë në një nga platformat më të mëdha të mediave sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!