×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Eventi për prezantimin e iPhone 14 pritet të mbahet në fillim të shtatorit

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 13:57

    Më 7 shtator, Apple pritet të mbajë eventin e ardhshëm për lansimin e produktit të ri, sipas Mark Gurman të Bloomberg.

    Kompania në kushte normale zhvillon event të madh në pjesën e parë të shtatorit, raporton The Verge.

    Apple flitet se do të prezantojë linjën e iPhone 14 në këtë event, që pritet të përfshijë: iPhone 14 bazë, një iPhone 14 të ri me ekran të madh, një iPhone 14 Pro dhe një iPhone 14 Pro Max.

    Në vitet e kaluara, iPhonat e prezantuar në këto evente kanë dalë në shitje pak kohë më vonë – Gurman raportohet se punëtorëve të dyqanit iu është kërkuar të përgatiten për një lansim të një lloji më 16 shtator.

    Apple nuk është deklaruar lidhur me këtë pretendim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!