×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Jeff Bezos e “thumbon” Elon Muskun pasi ky bleu Twitter’in

    Reporteri
    26 Prill 2022 | 19:05

    Elon Musk dhe Jeff Bezos janë dy nga personat më të pasura në botë, me shumë mundësi numri 1 dhe numri 2 i asaj renditje.

    Mes tyre nuk ka simpati, dhe kjo dihej, madje janë konkurrentë në shumë fusha të ndryshme, deri te udhëtimet hapësinore, njëri me XSpace, tjetri me Blue Origin.

    Por blerja e bujshme e Musk të një prej mediave sociale kryesore në botë, Twitter, për shifrën e 44 miliardë dollarëve, rrezikon të shndërrojë antipatinë dhe rivalitetin në përballje të hapur.

    Bezos, krijuesi i Amazon, postoi pikërisht në Twitter një postim ku komentonte një artikull të një gazetari të New York Times, i cili shtjellonte tezën që Musk është shume i lidhur ekonomikisht me Kinën, dhe se kjo mund të përfaqësonte një rrezik për lirinë shprehjes në Twitter.

    “Mos vallë Kina ka fituar pushtet në sheshin e fshatit”, term me të cilin Bezos ironizon pikërisht rrjetin social tashmë të Musk.

    Nuk është hera e parë që dy multimiliarderët ironizojnë kompanitë e tyre. Një muaj më parë, Musk shkruante për prestigjiozen Washington Post, ne pronësi të Bezos, që është një vend i mirë për t’ia futur së qeshurës” .

    Musk bleu Twitter për shifrën përrallore, por e përballueshme nga ai që revista Forbes cilëson si njeriun më të pasur në botë, me një kapital prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!