×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Musku ndryshon mendje, vendos ta blejë Twitterin

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 20:15

    Tregtimi i aksioneve të rrjetit social Twitter u ndërpre, pasi aksionet u rriten mes raportimeve se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka vendosur ta çojë përpara marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë kompaninë pas disa muajsh beteja ligjore, raporton Bloomberg.

    Musku ofroi blerjen e kompanisë me bazë në San Francisco me 54.20 dollarë aksionin.

    Sipas burimeve të Bloomberg, shefi i Teslas e bëri propozimin përmes një letre drejtuar bordit të Twitterit.

    Musku është përpjekur të tërhiqet nga marrëveshja për disa muaj pasi nënshkroi për ta blerë platformën e rrjeteve sociale në prill. Aksionarët e kanë miratuar tashmë shitjen. Musku pretendoi se Twitteri nuk e ka treguar saktë numrin e llogarive të rreme në platformë. Twitteri e paditi atë kur Musku njoftoi se marrëveshja nuk do të realizohej.

    Gjyqi që kërkon të detyrojë Muskun ta blejë Twitterin do të nisë në Gjykatën e Delawares më 17 tetor.

    Argumenti i Muskut për largimin nga marrëveshja – është mbështetur kryesisht në pretendimin se Twitteri ka keqinterpretuar mënyrën se si mat madhësinë e llogarive të “spam bot” që janë të padobishme për reklamuesit. Por shumica e ekspertëve ligjorë besojnë se ai u përball me një betejë të vështirë për të bindur gjyqtaren Kathaleen St. Jude McCormick se diçka ka ndryshuar që nga marrëveshja e tij me Twitterin në prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!