×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ndryshime në Whatsapp, tani mund të modifikoni mesazhet brenda 15 minutave

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 14:25

    Më të fundit e ka lajmëruar rrjeti WhatsApp, i cili ka planifikuar të lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet deri në 15 minuta pas dërgimit.

    Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp-it në javët e ardhshme. WhatsApp numëron Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

    “Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të ngazëllyer që t’ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja. Gjithçka që duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin e dërguar dhe të zgjidhni opsionin “Ndrysho” nga menyja deri në pesëmbëdhjetë minuta”, tha në një deklaratë WhatsApp.

    Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

    Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!