Elon Musk, shef i platformës “X”, dikur Twitter, është bërë pishman për komentet ofenduese që një vit më parë ua bëri kompanive që larguan reklamimet e tyre nga ky rrjet social, përcjell Reporteri.net.
Në festivalin e reklamave të Cannes Lions në Francë, Musk u pyet se çka donte të thoshte me ofendimin “shkoni në djall të mallkuar”.
“Nuk ishte për reklamuesit në tërësi, ishte në lidhje me lirinë e shprehjes”, tha mes tjerash Elon Mosk.
“Mendoj se është e rëndësishme të kemi një platformë globale të fjalës së lirë, ku njerëzit nga një gamë më e gjerë e opinionesh mund t’i shprehin pikëpamjet e tyre. Në disa raste, kishte reklamues që këmbëngulnin për censurë. Në fund të ditës, nëse duhet të bëjmë një zgjedhje mes censurës dhe humbjes së parave, ose censurës dhe parave, ose fjalës së lirë dhe humbjes së parave, ne e zgjedhim të dytën”, është shprehur Musk, shkroi CNBC.
Musk pohoi se është mbështetës i fjalës së lirë.
Vitin e kaluar, kompani si Apple, Disney, IBM dhe Sony u tërhoqën nga të reklamuarit në X për shkak të komenteve të diskutueshme nga Musk. Musk ishte akuzuar se këto reklama i kishte vendosur në postime të pazakonta të përdoruesve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.