×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Rritje e frikshme, vetëm në vitin 2021, Bitcoin është rritur mbi 100 për qind

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 11:51

    Bitcoin është rritur mbi 100 për qind vetëm gjatë vitit 2021, ndërsa u rrit mbi 30 për qind në muajin tetor.

    Më 30 shtator, presidenti i Rezervës Federale të SHBA-së tha se Fed nuk e ka ndërmend të ndalojë ose të kundërshtojë kriptovalutat.

    Më 19 tetor, doli lajmi se Bitcoin do të njihet nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC). Kjo ka sjellë Bitcoinin në nivele rekorde.

    Nga ana tjetër, në muajin tetor, Banka e Amerikës nisi një studim të aseteve dixhitale që tregoi se kriptovalutat tani janë shumë të mëdha për t’u injoruar.

    Bankat e investimeve kanë hedhur poshtë skepticizmin e tyre të mëparshëm në lidhje me kriptovalutat. Në muajin nëntor, JP Morgan ripohoi parashikimin e saj se Bitcoin do të rritet në 146 mijë dollarë.

    Citibank parashikon që Bitcoin do të arrijë në 120 mijë dollarë këtë vit. E ardhmja e kriptomonedhave duket e mrekullueshme sepse gjithnjë e më shumë njerëz duan të zotërojnë një monedhë dixhitale.

    Me një numër në rritje të të famshmëve dhe influencuesve si Ashton Kutcher, Lionel Messi, Mike Tyson, Kanye West që blejnë kriptovaluta, rritja e Bitcoin duket e pandalshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!