Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka bërë të ditur se më 18 tetor ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për liderin global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet, kompaninë Starlink.
Përmes një njoftimi nga faqja e tyre zyrtare, thuhet se ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend, raporton gazeta online Reporteri.net.
Madje sipas tyre, në këtë mënyrë do të ofrohen mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në cdo lokacion të territorit të Kosovës.
“Në të gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste tjera të emergjencave kombëtare. Për më tepër, hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në postimin e tyre thuhet se hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor, do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
“Për më tepër, hyrja e kësaj kompanie në tregun vendor do të sjellë përfitime për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për inovacion. ARKEP do të vazhdoj angazhimin për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike duke promovuar investimet në vendin tonë, krijimin e kushteve për konkurrencë efektive si dhe ofrimin e shërbimeve me çmim të përballueshëm dhe kualitet të lartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
/Reporteri.net/.