Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se Microsoft është në diskutime për të blerë TikTokun dhe se ai do të donte të shihte një “luftë ofertash” mbi shitjen e aplikacionit të mediave sociale, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Kur u pyet nga gazetarët nëse gjigandi i teknologjisë amerikane po përgatiste një ofertë, Trump u përgjigj: “Unë do të thosha po” – përpara se të shtonte se kishte “interesim të madh për TikTok” nga disa kompani.
Si Trump ashtu edhe paraardhësi i tij Joe Biden janë përpjekur prej vitesh të detyrojnë kompaninë kineze të TikTok, “ByteDance”, të shesë operacionet e saj në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.
Kjo vjen pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar për të vonuar një ndalim të administratës Biden për TikTok që e çoi shkurtimisht aplikacionin jashtë linje për 170 milionë përdoruesit e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht se i dha TikTok një pezullim 75-ditor nga ndalimi, Trump ishte presidenti i parë që filloi të ushtronte presion mbi “ByteDance” për të shitur aplikacionin e tij.
Në gusht 2020, “ByteDance” iu afrua Microsoft-it si një blerës i mundshëm – diçka që shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane e përshkroi më vonë si “gjëja më e çuditshme”.
/BBC/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.