×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Zbulohen 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit Whatsapp-i

    Reporteri
    03 Tetor 2022 | 18:08

    Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.

    Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.

    WhatsApp do të sjellë disa ndryshime, të cilat do ta bëjnë shumë më të lehtë përdorimin e këtij aplikacioni në përditshmërinë tuaj.

    Kështu:

    1. Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë.

    2. Mundësia për të mos u dukur kur jeni online

    3. Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit

    4. Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot

    5. Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!