×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Zbulohen problemet e para të iPhone 14, alarmohen përdoruesit

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 16:55

    I shumëprituri iPhone 14 Pro doli më në fund në shitje të premten, ndërsa një numër i madh “fanatikësh” zunë vend në radhë në dyqanet e Apple për t’u bërë ndër të parët që do të kenë në dorë pajisjen e re.

    Por disa blerës të hershëm po raportojnë tashmë një problem të çuditshëm – lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, duke përfshirë Snapchat, TikTok dhe Instagram.

    Është e paqartë se sa i përhapur është problemi ose cili është shkaku themelor. Megjithatë, disa përdorues të shqetësuar të iPhone 14 Pro i janë drejtuar Reddit dhe Twitter për të përshkruar përvojat e tyre dhe për të ndarë video që demonstrojnë këtë problem.

    “Iphone 14 Pro sapo mbërriti dhe kur hapa Snapchat, kamera po dridhej shumë dhe bëri një zhurmë mekanike mjaft të çuditshme”, shkroi një përdorues.

    Apple ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por disa përdorues kanë sugjeruar se mund të jetë për shkak të një gabimi softuerësh që ndikon në stabilizimin optik të imazhit të pajisjes.

    Nëse ky është problemi, Apple mund të zbatojë një rregullim në përditësimin e tij iOS 16.1. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!