Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

“Faleminderit të gjithëve!” Video fantastike në datën historike për Shqipërinë

Publikuar

më:

17 prill 2018. Një datë që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë, si dita kur Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociata për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Një moment të cilin kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë shqiptarët, duke i falënderuar të gjithë aktorët që kanë ndikuar në këtë vendim. Një video e veçantë që në sfond ka himnin kombëtar, në brendësi të saj ka të gjitha arritjet e vendit, dhe imazhin e mirë të përhapur nëpër botë që bëri që edhe Bashkimi Evropian të kthejë sytë nga Shqipëria.

Video përmban figura historike si Ismail QEmali, Fan Noli, shkrimtarë të ndryshëm që e kanë shfaqur Shqipërinë përmes penës, si Migjeni, Gjergj Fishta, martirët, shenjtorja Nënë Tereza, Ismail Kadare, dhe shumë shqiptarë që me talentin e tyre e kanë bërë botën të dëgjojë për Shqipërinë, si sopranoja Ermonela Jaho, tenori Saimir Pirgu, etj.

Në videon e postuar nga kreu i qeverisë, shfaqen edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, kulinaria, më tej shfaqen edhe forcat e ushtrisë dhe të rendit.

Por nuk harrohet as kombëtarja shqiptare e futbollit që për herë të parë na përfaqësoi në kampionatin evropian.

Video përmbyllet me buzëqeshjen e një fëmije, dhe shënimin e datës 17 Prill 2018 nën petkun e flamurit të Bashkimit Evropian. /reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]