Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Flet babai: Si erdhi deri te aksidenti me traktor i 13-vjeçarit?

Publikuar

më:

Familjarët e 13-vjeçarit Ramiz Bajraktari, i cili e humbi jetën dje pas aksidentit me traktor, sot e kanë hapur të pamen.

Ramizi ndërroi jetë gjatë rrugës për në emergjencën e Suharekës, ku po dërgohej me veturën e një banori të fshatit.

Deri te aksidenti erdhi pasi djali ishte duke e drejtuar traktorin, derisa po ktheheshin së bashku me të atin nga një fqinj që kishin shkuar ta ndihmonin për punë.

Babai Rexhep, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit, përfundoi i lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tregoi se djalit ia kishte lejuar ngasjen e mjetit pas shumë insistimeve të tij, dhe se kjo nuk kishte qenë hera e parë për të.

Varrimi i Ramizit bëhet në ora 15:00.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]