Reporteri.net në rrjetet sociale

Sport

Futbolli në zi, vdes futbollisti 29-vjeçar

Publikuar

më:

Juan Carlo Garcia ka humbur betejën me sëmundjen në moshën 29-vjeçare, ndërsa u diagnostikua me leuçemi në vitin 2015 kur ishte i huazuar te Tenerife.

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit.

Ish-mbrojtësi i skuadrës angleze Wigan, ka ndërruar jetë nga sëmundja e leuçemisë.

Juan Carlo Garcia ka humbur betejën me sëmundjen në moshën 29-vjeçare, ndërsa u diagnostikua në vitin 2015 kur ishte i huazuar te Tenerife.

Lajmi për humbjen tragjike është komunikuar nga klubi anglez në Twitter.

Wigan ka konfirmuar se në sfidën e radhës ndaj Petterbrough do të mbahet një minutë heshtje.

Garcia ka qënë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua 34 takime dhe shënoi 1 gol.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]