Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Gashi-Ismajlit: Mos prit që VV ta mbrojë babën që e kishe bashkëpunëtor të Millosheviqit

Publikuar

më:

Analisti Shkelzen Gashi i ka thënë deputetit të VV’së, Fisnik Ismajli që nuk do të duhej që ai të priste që partia ta mbronte kur ia sulmuan babën, ngase ai ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit.


Analisti Shkelzen Gashi, i cili dikur ishte aktivist i Vetëvendosjes, ia ka dedikuar një status në facebook, Fisnik Ismalit.

Dje, Ismaili kishte thënë që Vetëvendosje nuk e ka mbrojtur kur të tjerët ia kishin sulmuar babën, ndërsa sot Gashi ka shkruar “e vërtetë, me t’sulmu për veprimet e prindërve është e padrejtë… ama, edhe me pritë që lëvizja me ta mbrojtë babën që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i [Slobodan] Millosheviqit, madje gjatë viteve 90, është po ashtu e padrejtë”.

Statusi i plotë Shkelzen Gashit:

Tha ‘nuk më mbrojti lëvizja kur ma sulmuen babën pa të drejtë’… e vërtetë, me t’sulmu për veprimet e prindërve është e padrejtë… ama, edhe me pritë që lëvizja me ta mbrojtë babën që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i millosheviqit, madje gjatë viteve 90, është po ashtu e padrejtë

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]