Reporteri.net në rrjetet sociale

Uncategorized

Gjuriq pritet të hyjë në Kosovë sonte në orët e vona, ja ku do të qëndoj

Publikuar

më:

Gjuriq pritet të hyjë në Kosovë sonte rreth orës 22:00, ku pika e parë e ndalesës do të jetë Manastiri Banjska afër Zveçanit, merr vesh gazetametro.net.

Shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me lejen e MPJ-së, do të qëndroj dy ditë në Kosovë.

Burimet e gazetametro.net bëjnë të ditur se ai pritet të arrijë në veri të vendit në orët e vona të mbrëmjes, diku rreth orës 22:00. Ndërsa do të jetë pjesëmarrës në liturgjinë e pashkëve ortodokse në Kishën e Banjskës afër Zveçanit, e cila nisë në mesnatë.

Të nesërmen (e diel), Gjuriq do të qëndrojë në Mitrovicën e Veriut. Por, zyrtari serb nuk do të vijë në Gracanicë e as qytete tjera me shumcië serbe, pos komunave në veri.

Dje Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se i ka dhënë leje Gjuriq për të hyrë në Kosovë dhe se ai do t’i respektojë rregullat e qëndrimit.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, thuhej në përgjigjen e tyre.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, thonë nga kjo Ministri.

Më 26 mars Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në Kosovë.

Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar./reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]