Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Gjykata Supreme vendos që Istogu të shkojë në rivotim

Publikuar

më:

Gjykata Supreme ka vendosur që në Istog të ketë rivotim.
Nëprmjet një komunikate për media, Supremja ka bërë të ditur se ankesat e LDK-së dhe AAK-së janë refuzuar.

“Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Ndryshe, AAK kishte kërkuar që të mos ketë rivotim, kurse LDK-ja ishte ankuar që të anulohen votat me kusht dhe me postë, e Haki Rugova të jetë kryetar.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]