Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Gruaja e Kryeministrit – Berat Buzhalës: Kem me t’fal dicka se je dhezë e ndoshta ndalesh

Publikuar

më:

Gruaja e Kryeministrit, Anita Haradinaj ka reaguar pas kritikave që gazetari Berat Buzhala po i bënë kundër burrit të saj.


Ajo në Facbook ka shkruar se edhe Buzhalës kanë me i fal dicka, se sic shprehet ajo “je dhezë e ndoshta ndalesh pak”.

“Hajt Berat Buzhala se kena me lut edhe ty me t’fal dicka e nashta nalesh pak se je dheze dicka. A thua vetem ti pe don Kosovën”, ka shkruar ajo në Fcebook.

Ndryshe gazetari Berat Buzhala po flet në Klan Kosova për punën e Ramush Haradinajt, veçanërisht rreth demarkacionit dhe iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale.

Ai kritikoi në disa forma Ramush Haradinajn se po i mban të izoluar qytetarët me moskalimin e demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Buzhala tha ndër të tjera se kjo qasje e politikanëve, që fëmijët e tyre i dërgojnë në qendra të skijimit, ndërkohë që fëmijët e qytetarëve po izolohen, është hipokrizi.

Pas kësaj, Baton Haxhiu i tha Berat Buzhalës se edhe ai po skijon nëpër Zvicër, duke ia bërë të ditur se edhe ai po del lirshëm jashtë vendit.

Por, Berat Buzhala i tha Baton Haxhiut se ai ‘nuk bëhet hipokrit për t’u thënë të tjerëve rrini në Kosovë’. Sipas Buzhalës, politikanët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërkaq ai jo.

‘Unë e kam rrogën ma të madhe se Haradinaj. Edhe ma të madhe se Thaçi. Por unë nuk paguhem nga buxheti i shtetit, ata po’, ka thënë Buzhala.

Berat Buzhala vazhdimisht ka kritikuar politikanët që vetë po i shfrytëzojnë vizat dhe po lëvizin lirshëm, ndërkohë që me moskalimin e demarkacionit, po i izolojnë qytetarët pasi ky proces ka mbetur si kusht për vizat.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]