Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Ish kengetarja – kolegeve: Ju ka dalë afati, zhveshja me 40 vjet, s’jeni Jennifer Lopez’a

Publikuar

më:

Duke iu referuar programeve festive, ish këngëtarja Donika Gashi ka kritikuar koleget e saj këngëtare për “zhveshjet” e tyre në moshën 40 vjeçare, duke i quajtur “të dala afati”.


“Përfytyrojeni sa e trishtë duhet me qenë ngarendja pas trendeve pasi ta kesh kaluar moshën 40 vjeçare, sa pakënaqësi të thella e jetë sipërfaqësore duhet të përjetoj e jetoj dikush që garon me vajza të reja për ta mbajtur veten në Top-Listë, sa djersa derdhet për të fitu mjaftueshëm për botox e fillera, e ma tragjikja nga të gjitha asht që janë harxhu, ju ka dalë afati”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje Gashi ka shtuar se është e kotë zhveshja në moshë të shtyer.

“Duhesh me qenë Jennifer Lopez me të pasë hije. E në skenën tonë nuk kemi Jennifera. As industri aq gjigande”, ka thënë ajo.

“Kur po i shoh disa nga ish-kolegët e mi kangëtarë të viteve të 90-ta, të cilët ende si dinosaurët, po shfaqen nëpër TV-të tona, po vazhdoj m’u gëzu që me kohë e kam braktisë muzikën. Sa figura tragjiko-komike po më duken”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Donika Gashi është motra e aktores Yllka Gashi.

Më poshtë gjeni një këngë të kënduar shumë vite më parë nga ish-këngëtarja:

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]