Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Ismet Beqiri – Shpend Ahmetit: Mos vono, vendose Flamurin e Kosovës se po koritesh

Publikuar

më:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  që ta vendosë flamurin shtetëror te rrethi, sepse në të kundëtën duhet të jap përgjegjësi për mos respektim të simbolit shtetëror.


Beqiri në një postim në llogarinë e tij  në facebook ka shkruar se po të ishte në vend të Shpend Ahmetit do t`i vendoste 50 flamuj po të duhej.

“Është tërësisht e paqëndrueshme, e papranueshme, ligësi dhe e dënueshme me thënë ate që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e Flamurit shtetëror te rrethi në Kryeqytetin tonë. Është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit.Edhe ajo pjesë është Prishtinë,menaxhohet nga Komuna. Problemi është se duhet me dasht dhe respektuar Prishtinën, Kosovën, simbolet e shtetit”.

“Mos vono, vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërten duhet te japni pergjegjesi për mos respektim të simbolit shtetëror. Jo një, por 50 do t’i vendosja po të duhej. Jeni ose nuk jeni Kryetar, nuk mundeni edhe njëren edhe tjetren”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, departamenti i Protokollit të Shtetit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme nesër do ta vendos flamurin e Kosovës te rrethi.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]