Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Ju nuk jeni për punë të mëdha

Publikuar

më:

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdulla Hoti ka thënë se Programi Qeverisë nuk është program i punëve të mëdha, në fakt do të degradohen të arriturat që janë bërë.

Ai ka përmendur se Qeveria ka premtuar se do të plotësojë kushtin për liberalizmin e vizave, që është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, e që sipas Hotit kryeministri u fsheh pas raportit të Bulliqit dhe sjelli në Kuvend versionin e më parshëm.

Ai ka thënë se nuk ka gjasë që të ketë rritje ekonomike siç parasheh qeveria.

“Ju nuk jeni për punë të mëdha sepse nuk keni kapacitete”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se as premtimet elektorale nuk janë përmbushur që kanë dhënë Veseli e Haradinaj.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]